Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Rama gjatë një konfrence për shtyp në lidhje me Kosovën.
Vasili e cilësoi ramën si “peng dështak” që tanimë po bën “zëdhënësin e sanksioneve”, pasi Rama përmendi mundësinë e këtyre masave ndaj Kosovës nga ana e Perëndimit.
Ai shtoi më tej se “Edi Vuçiç” e di Kosovën dhe qeverinë e saj si “palaçot pa dinjitet që ka në qeverinë e tij”.
“Pengu deshtak tani ben zedhenesin e sanksioneve
Filloi prap me kercenime ky Edi Vuçiç!
Ky Edi Vuçiç e di Kosoven dhe qeverine e saj si keta palaçot pa dinjitet qe ka ne qeverine e tij.
Formatet e ketij Edi Vuçiçit jane thjesht dhe vetem kavërdisje anti Kosove dhe anti Shqiperi.
Çfare eshte ky sharlatan… zedhenesi i sanksioneve”, shkroi Vasili në Facebook.