Ish-ambasadori Agim Nesho, në një komunikim këtë mesditë për rubrikën “Opinion” në Neës24, ka komentuar vendimin e Edi Ramës për të anuluar mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës, që ishte parashikuar sot në Gjakovë.
Sipas Neshos ky vendim ka qenë brenda planit të Ramës për të çmontojë qeverinë e Kosovës në funksion të interesave të presidentit serb.
“Ky është brenda një plani të mirëmenduar nga Rama. Është e qartë që është brenda një projekti politik me Vuçiçin dhe presioni i tij është si të çmontojë qeverinë në Kosovë. Rama kërkon të tregojë që është faktor determinues në zgjidhjet në Ballkan dhe se u imponohet shqiptarëve, gjë që nuk është e vërtetë, dhe kërkon të realizojë projektin e tij duke treguar se bashkëpunimi i Vucicit me Kurtin është i pamundur. Sulmi ndaj Kurtit është i paramenduar për t’i shkuar deri në fund çmontimit të tij”, tha ai.