“Procedurë korruptive”, Tedi Blushi: Bashkia e Tiranës i dhuroi kompanisë së Safet Gjicit tenderin 10 milionë euro me “Marrëveshje të ndaluar”

Sekretari i Përgjithshëm dhe anëtari i Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi deklaroi sot se Erion Veliaj i ka dhuruar kompanisë së Safet Gjicit tenderin 10 milionë euro me “Marrëveshje të ndaluar”, duke e cilësuar një procedurë korruptive.

Blushi tha se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka faktuar se të paktën 10 milionë euro janë shpërdoruar nga Bashkia e Tiranës, përmes një procedure tërësisht korruptive tenderimi për vendosjen e kamerave në depot e Ujësjellësit të Tiranës që është fituar nga bashkim i 5 operatorëve, ku rolin kryesor, sipas dokumenteve, rezulton se e ka shoqëria ‘Euro-Gjici” e krijuar nga kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici.

“Ndërkohë që Tirana digjet për ujë të pijshëm dhe kur premtimin për “ujë 24 orë, me cilësi Korçe dhe çmim Bathoreje” e ka marrë lumi, Erion Veliaj vijon të shpërdorojë miliona euro taksa të qytetarëve, që përfundojnë në xhepat e tij dhe të klientëve të Bashkisë së Tiranës, por që në fakt mund dhe duhet të përdoreshin për shërbime dinjitoze dhe për investime në rrjetin e amortizuar të ujësjellës-kanalizimeve.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka faktuar se të paktën 10 milion euro janë shpërdoruar nga Bashkia e Tiranës, përmes një procedure tërësisht korruptive tenderimi, gjoja për vendosjen e kamerave në depot e Ujësjellësit të Tiranës.
Ky tender, me objekt ‘Shërbime të integruara dhe furnizim vendosje të pajisjeve elektronike’, rezulton të jetë fituar nga bashkim i 5 operatorëve, ku rolin kryesor, sipas dokumenteve, rezulton se e ka shoqëria ‘Euro-Gjici” e krijuar nga kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici.
Së bashku me kompaninë e Gjicit, në grupin e fituesve rezultojnë edhe shoqëritë “Global Security”, “Everest”, ‘PC Security’ dhe ‘Elektrosek’”, tha Blushi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas tij, Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton për këtë tender, “referuar të dhënave, disa nga operatorët ekonomikë pjesëmarrës në këtë procedure prokurimi, ndonëse paraqesin oferta për vlerësimin e tregut secila më vehte, në procesin e realizimit të procedurës marrin pjesë si bashkim operatorësh ekonomikë, duke bërë të mundur mospasjen e konkurrencës në tender”.

“Kështu, nga 5 operatorë ekonomik pjesëmarrës në këtë procedurë, 4 janë paraqitur bashkërisht ndërsa njëri ka paraqitur vetëm një dokument”.
Kontrolli i Lartë i Shtetit konkludon se “vërtetohet katërcipërisht se operatorët ekonomik, kanë përdorur skemën e marrëveshjeve te ndaluara, duke rënë dakord që me përpara që të mos paraqiten secili më vete në procesin e prokurimit, por të gjithë së bashku, si bashkim operatorësh”.
KLSH konstaton gjithashtu se institucionit kontraktor i tenderit 10 milionë euro, pra Ujësjellësi në varësi të Tiranës, kishte detyrimin që ta referonte rastin pranë Autoritetit të Konkurrencës, para se të shpallte rezultatin, siç citon raporti “për të maksimizuar efiçencën, nxitjen e pjesëmarrjes dhe konkurrencës në procedurat e shërbimeve të integruara”, gjë që për fat të keq nuk ka ndodhur”, tha ai.

Blushi deklaroi se “grupi i Këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës do të bëjë transparencë të plotë të mënyrës së menaxhimit të taksave të qytetarëve të Tiranës dhe menjëherë pas konstituimit të Këshillit, do të nisë urgjentisht punën, në të gjitha Komisionet dhe mbledhjet e Këshillit, për verifikimin, transparencën dhe llogaridhënien për çdo tender dhe procedurë abuzimi me fondet publike, si dhe do të denoncojë në institucionet e drejtësisë, pa kompromis, çdo aferë të faktuar të Erion Veliaj dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Tiranës”.

“Partia e Lirisë është e vendosur në mbrojtje të interesit qytetar dhe përmirësimit të jetës së banorëve të Tiranës, përmes garantimit të transparencës, llogaridhënies, dhënies fund të abuzimit me taksat e tyre dhe garantimit të shërbimeve dinjitoze, që ata meritojnë”, përfundoi Blushi.

Arena e Lajmit


“Procedurë korruptive”, Tedi Blushi: Bashkia e Tiranës i dhuroi kompanisë së Safet Gjicit tenderin 10 milionë euro me “Marrëveshje të ndaluar”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook