Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë dhurojnë gjak në Ditën Ndërkombëtare: Çdokush që është i shëndetshëm të kontribuojë për ata që iu kërcënohet jeta

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Dhurimit të Gjakut, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe Zonja e Parë Armanda Begaj, së bashku me stafin e Institucionit të Presidentit, vijuan traditën e dhurimit të gjakut në këtë institucion.

Kjo fushatë, e organizuar në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Dhurimit të Gjakut, synon të ndërgjegjësojë qytetarët shqiptarë të kontribuojnë në dhurimin e gjakut.

Këtë vit fushata e dhurimit të gjakut kudo në botë fokusohet tek individët që kërkojnë mbështetje gjatë gjithë jetës për transfuzion.

Në këtë kuadër, Zonja e Parë u shpreh se: “Çdokush që është i shëndetshëm dhe ka mundësi të dhurojë gjak ose plazmë, në shenjë solidariteti do të kontribuojë për cilësi jete më të mirë tek pacientët që janë në kushte kërcënuese për jetën. Një gjest në dukje i vogël dhurimi i gjakut, por që shpëton jetë.”

Zonja Begaj përfitoi nga rasti të shprehte mirënjohjen ndaj të gjithë atyre që japin kontributin e tyre në këtë ditë: “Mirënjohje për të gjithë ata që janë sensibilizuar për të dhuruar gjak në Shqipëri. Çdo vështirësi bashkarisht e përballojmë dhe kapërcejmë më lehtë!” – tha Zonja e Parë në fund të mesazhit të saj.

Arena e Lajmit


Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë dhurojnë gjak në Ditën Ndërkombëtare: Çdokush që është i shëndetshëm të kontribuojë për ata që iu kërcënohet jeta

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook