Rinovim i rëndësishëm te Partizani, mesfushori qëndron deri në vitin 2026

Partizani ka rinovuar kontratën me Arinaldo Rrapaj. Rrapaj ka firmosur marrëveshjen e re me të kuqtë, teksa do qëndrojë në kryeqytet, të paktën deri në vitin 2026. Mesfushori ishte një faktor i rëndësishëm i skuadrës në këtë edicion, teksa me 34 paraqitje në elitë për sezonin 2022/2023 dha një kontribut të rëndësishëm për fitimin e titullit kampion.

“Partizani me kënaqësi njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Arinaldo Rrapaj. 21 vjeçari dhe klubi kanë nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në 2026, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon Rinovimi i kontratës erdhi me dëshirën e të dyja palëve, fakt i cili pasqyron më së miri besimin dhe korrektësinë e marrëdhënies Klub – Lojtar. Një hap i cili ka konkretizuar pozitivisht të ardhmen e Rrapaj te Partizani njëkohësisht edhe kontigjent i ekipit tonë përfaqësues” – Shkruan klubi.

()

Arena e Lajmit


Rinovim i rëndësishëm te Partizani, mesfushori qëndron deri në vitin 2026

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook