Më në fund, pas shumë sondazheve, De Laurentiis ka një emër final për post Spalletti, bëhet fjalë për Christophe Galtier, trajnerin që drejtori PSG sezonin e fundit pasi palët kanë rënë dakord për të ndërprerë bashkëpunimin ndërmjet tyre. Presidenti i Napolit po pret që Al-Khelaifi të bëjë zyrtare trajnerin e ri, që sipas të gjithë gjasave do të jetë Nagelsmann, për të mbyllur marrëveshjen me Galtier.
Në Francë, e përditshmja L’Equipe, e bën të mbyllur këtë lëvizje, Galtier do të jetë trajneri i ri i Napolit. Galtier do të firmos një kontratë 2-vjeçare nga ku do të përfitojë 4 milionë euro neto në sezon, plus bonuse. Ndërkohë, sipas La Gazzetta dello Sport, Galtier nuk është një emër i panjohur për De Laurentiis pasi e ka kërkuar edhe më herët, në vitin 2021, pasi sezonit ku arriti të fitonte me Lille titullin kampion në Francë.
()