Humbi 7 kilogramë për të veshur fustanin e Marilyn Monroe, Kim Kardashian reagon pas kritikave që mori në rrjetet sociale

Kim Kardashian ka folur rreth humbjes drastike në peshën e saj për të veshur fustanin ikonik të Marilyn Monroe në “Met Gala 2022”.

Themeluesja e “Skims” ia doli të humbte rreth 7 kilogramë në tre javë dhe së fundmi ka folur rreth komenteve të shumta negative që ajo mori në rrjetet sociale. Sipas Kim çdo gjë ishte okej dhe madje ajo e krahasoi këtë ndryshim të sajën me aktorin Christian Bale i cili humbi goxha peshë për rolin e tij në film.

“Për mua ishte ‘OK’, Christian Bale mund ta bëjë këtë për një rol filmi dhe kjo është e pranueshme.’ Edhe Renée Zellweger ka shtuar peshë për një rol. Për mua është e njëjta gjë”, tha ylli i serialit televiziv për New York Times.

Kardashian, 41 vjeç, po i referohej dietave ekstreme që Bale, mbajti për rolet e tij në filma, duke përfshirë “The Machinist” të vitit 2004 dhe “American Hustle” të vitit 2013, të cilat e panë atë të humbiste shumë kilogramë.

“Unë nuk po thoja: ‘Hej ju, pse nuk humbisni peshë në një periudhë të shkurtër kohe?“,u shpreh miliarderja.

Kardashian këmbënguli se ajo “nuk bëri asgjë të pashëndetshme” për t’u përshtatur me veshjen ikonike të Monroe.

“Unë thjesht nuk do të kisha shkuar, gjë që nuk do të kishte rëndësi,” tha ajo kur u pyet se çfarë do të ndodhte nëse nuk do të humbiste peshën që kishte caktuar. “Ishte thjesht e rëndësishme për mua që ta arrija këtë objektiv.”

Gjithashtu trajneri i saj personal shpjegoi se ajo humbi peshën në një “mënyrë të shëndetshme”.

“Unë mendoj se një nga keqkuptimet është se ajo punon shumë. Unë kam qëndruar me të dhe nuk di tq ketë qenë ndonjëherë e uritur”, tha Don Brooks, i njohur si Don-A-Matrix,  për TMZ menjëherë pas cermeonisë së Met Gala.

“Ajo ka qenë në një dietë të vërtetë të ekuilibruar, dhe nganjëherë nuk hante aq shumë, por më pas gjëja e dytë ishte që ajo shkoi në palestër dhe i vendosi gjërat në punë”.

Humbi 7 kilogramë për të veshur fustanin e Marilyn Monroe, Kim Kardashian reagon pas kritikave që mori në rrjetet sociale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook