PRECEDENTËT/ “Zonja” e mposht në finale, por 11 maji është i Interit

Kur në prag është Kupa e Italisë, Juventusi dhe Interi kanë nisur të hedhin sytë edhe nga historia. Ajo në “Olimpiko” të Romës do të jetë ndeshja e tretë mes Juventusit dhe Interit në një finale të Kupës së Italisë, me dy të mëparshmet të fituara nga bardhezinjtë (4-1 në 1959 dhe 1-0 në 1965).

img

Edhe pse janë përballur pak në finale, mes tyre gjatë kompeticionit numërojnë në total 33 sfida, prej të cilave Juventusi ka marrë 15 fitore ndaj 10 të Interit, ndërsa barazimet janë vetëm 8. Në baraspeshë ama janë mbyllur 5 nga 10 ndeshjet e fundit mes tyre në Kupën e Italisë.

Por kur precedentët janë në favor të bardhezinjve, djemtë e Inzagit mund t’i gëzohen historisë së kohëve të fundit, pasi kanë fituar 2 ndeshjet e fundit ndaj bardhezinjve. Zikaltrit ama mund të mbështeten edhe te data. 11 maji është e dashur për Interin pasi pikërisht në këtë datë në 2006, mposhtën Romën me rezultatin 3-1.

img

HISTORIA – Duke lënë mënjanë përballjet mes tyre, Juvja është eksperte në finalet e Kupës së Italisë. Bardhezinjtë janë skuadra që kanë arritur më shumë në finalen e Kupës së Italisë (21, përfshirë edhe këtë), 7 prej të cilave në 8 sezonet e fundit.

Po ashtu, “Zonja” është skuadra që ka fituar më shumë herë kompeticionin, plot 14 herë. Për sa u përket trajnerëve, Alegri mund të bëhet trajneri i parë në histori i aftë për të fituar Kupën e Italisë pesë herë (për momentin ai është katër, si Erikson dhe Mançini). Nga ana tjetër, Inzagi mund të bëhet trajneri i dytë që fiton trofeun si në krye të Lacios ashtu edhe tek Interi, diçka që e ka arritur vetëm Mançini.

Arena e Lajmit


PRECEDENTËT/ “Zonja” e mposht në finale, por 11 maji është i Interit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook