Skuadra e Egnatias ka zyrtarizuar sot goditjen e bujshme të merkatos së verës. Skuadrës rrogozhinase i është bashkuar mesfushori Albani Aleksi, i cili vjen te ky ekip pasi ka qenë pjesë shumë e rëndësishme e ekipit të Tiranës.
“Albano Aleksi zyrtarisht pjesë e KF Egnatias. Futbollisti ka firmosur kontratën me klubin dhe i bashkohet ekipit në stërvitjen në përgatitjet për ndeshjet e Conference League” shkruante klubi në njoftim në rrjete sociale, shoqëruar me shtrëngimin e duarve mes mesfushorit dhe presidentit Demrozi.
Aleksi ka dalë që sot në stërvitje nën urdhrat e Edlir Tetovës dhe pritet që të ketë një rol qendror në planet e klubit si për Ligën e Konferencës, ashtu edhe për edicionin e ardhshëm në Superiore.
()