Dhimbja pa Shkak e Trupit – Çfarë Ndihmon Për Ta Mbajtur Nën Kontroll

Fibromialgjia nuk është sëmundje por është një çrregullim jo-inflamator i cili përcillet me lodhje dhe dhimbje kronike të trupit. Edhe pse fibromialgjia konsiderohet një gjendje kronike që nuk largohet kurrë plotësisht, është e mundur që simptomat të lehtësohen për periudha të gjata kohore, veçanërisht me trajtimin e duhur.
Në këtë artikull AgroWeb.org ju njeh me atë çfarë duhet të dini për strategjitë që mund të praktikoni për lehtësimin e gjendjes.

Mjekimi

Në disa raste, mjeku juaj mund të rekomandojë ilaçe që trajtojnë simptomat e fibromialgjisë, veçanërisht dhimbjen. Ku mund të përfshihwn ilaçe kundër depresionit, apo kundër konvulsioneve dhe dhimbjeve.
Me kalimin e kohës, trupi juaj mund të zhvillojë një tolerancë ndaj disa ilaçeve, gjë që mund t’i bëjë ato më pak efektive. Mjeku juaj mund t’ju ndihmojë të monitoroni tolerancën tuaj dhe të bëni ndryshime nëse është e nevojshme.
E ndërsa mjekimi mund të ofrojë lehtësim, shumica e njerëzve gjejnë rezultate më të mira kur e kombinojnë atë me strategji të tjera të renditura si më poshtë.

Aktiviteti fizik

Zakonisht rekomandohet si pjesë e çdo plani të trajtimit të fibromialgjisë sepse ka dhënë rezultat për shkak të aftësisë për të qetësuar dhimbjen dhe larguar lodhjen. Sipas disa studimeve në të cilat AgroWeb.org mbështetet, ushtrimet aerobike, ato me rezistencë dhe tendosja e muskujve te njerëzit me fibromialgji, kishin një ndikim pozitiv në përmirësimin e cilësisë së jetës, qetësimin e dhimbjeve dhe në përmirësimin e gjendejs emocionale.

Identifikimi i shkaqeve

Identifikimi dhe shmangia e shkaktarëve është një mënyrë tjetër për të përmirësuar simptomat. Edhe pse ekspertët nuk e dinë se çfarë e shkakton fibromialgjinë, ka disa faktorë që duket se përkeqësojnë simptomat ekzistuese, duke përfshirë:

  • Stresin
  • Infeksionet
  • Traumat fizike ose emocionale
  • Disa ushqime, të cilat mund të ndryshojnë nga personi në person
  • Aktiviteti sedentar
  • Gjumi i pamjaftueshëm

Shkaktarët mund të ndryshojnë nga personi në person, kështu që ju mund të mbani një ditar për të parë nëse mund të identifikoni ndonjë prej tyre.

Ndryshimet e motit

Një studim i vitit 2021 të cilit AgroWeb.org iu referua, vëreu se ndryshimet e motit mund të jenë gjithashtu një shkaktar i mundshëm për shpërthimet e simptomave të fibromialgjisë.
Edhe pse nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar plotësisht lidhjen midis të dyjave, stuiduesit panë se shumë njerëz me fibromialgji raportuan rritje të dhimbjes gjatë ndërrimit të motit. Përsëri, mbajtja e një ditari për të regjistuar ndryshimet e simptomave tuaja në lidhje me motin, mund t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë se si kjo mund të ndikojë tek simptomat tuaja. E gjithashtu të mund të bëni një parashikim për ditët tuaja jo të mira.

Perfeksionizmi

Një tjetër studim i vitit 2020, tek i cili AgroWeb.org u mbështet për këtë artikull, zbuloni një tendencë drejt perfeksionizmit tek personat me këtë gjendje. Një tipar i zakonshëm veçanërisht tek femrat me fibromialgji.
Nga njëra anë, autorët mendojnë se perfeksionizmi mund të bëjë që disa njerëz me fibromialgji të shmangin aktivitete të caktuara, duke përfshirë ato që mund të ndihmojnë në përmirësimin e simptomave. Edhe pse nevojiten më shumë kërkime, ky studim nxjerr në pah ndikimin e shëndetit mendor tek të jetuarit me një gjendje kronike si fibromialgjia.
Mbështetja nga një profesionist i shëndetit mendor mund të jetë i dobishëm për të përballuar disa nga sfidat që vijnë me fibromialgjinë.

Ndryshimet në regjimin ushqimor

Përveç shmangies së çdo ushqimi që shkakton simptomat tuaja, mund të merrni parasysh edhe disa ndryshime të tjera. Duket se regjimi ushqimor me bazë bimore mund të japë efekte më të dobishme në krahasim me regjimet e tjera. Ju gjithashtu mund shmangni konsumimin e kafeinës në pasdite ose në mbrëmje, pasi kjo mund të prishë cilësinë e gjumit. /AgroWeb.org

Dhimbja pa Shkak e Trupit – Çfarë Ndihmon Për Ta Mbajtur Nën Kontroll

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook