Barcelona siguroi pjesmarrjen në Champions, Zhordi Alba: Reali të bëhet gati

Barcelona ka arritur objektivin e vetëm që i kishte mbetur në këtë sezon, një vend në zonën Champions. Katalanasit kanë mundur Betisin 1-2 në një ndeshje dramatike, duke shpëtuar në njëfarë mënyre sezonin dhe tashmë mund të punojnë të qetë në verë për të ndërtuar një skuadër të denjë për të rivalizuar Realin e Madridit për titullin kampion.

1642800487_Athletic-accelerates-the-departure-of-Jordi-Alba-from-FC-Barcelona

Ansu Fati ka kaluar në epërsi Barçën (76′), një ish si Mark Bartra ka barazuar për andaluzët, ndërsa Zhordi Alba në kohën shtesë ka vulosur suksesin e katalanasve. Mbrojtësi ka qenë një ndër lojtarët më të mirë në fushë për Barcelonën dhe fill pas ndeshjes ai ka parë larg, duke hedhur vështrimin nga sezoni i ardhshëm e lëshuar sfidën skuadrës së Ançelotit. “Jemi të kënaqur që kemi siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm.

Por nga ana tjetër është dhe ai pengu që e nisëm me mjaft vonesë kthesën tonë. Fillimi i sezonit na ka kushtuar shumë shtrenjtë, kemi lënë shumë pikë. Barcelona nuk është ndërtuar për të garantuar thjesht një pjesëmarrje në Ligën e Kampioneve, Barcelona është ndërtuar për të fituar çdo trofe. Gjithsesi, ky sezon nuk ka përfunduar ende për ne. Duhet ta mbyllim në vendin e dytë, pasi në këtë mënyrë do të marrim pjesë në Superkupën e Spanjës.

Reali? Ata meritojnë përgëzime, sepse e kanë fituar me meritë titullin, por në sezonin e ardhshëm do të jetë krejt ndryshe. Ata duhet të llogarisin edhe Barçën për titullin”, ka thënë mbrojtësi i Barcelonës.

Arena e Lajmit


Barcelona siguroi pjesmarrjen në Champions, Zhordi Alba: Reali të bëhet gati

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook