Nxirren trupat e pajetë të dy fëmijëve të mitur nga liqeni i Prushit, në Tiranë.
Gazetari Igli Çelmeta sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje të rënda nga vendngjarja, ku shihen polumbarët e RENEA-s, të cilët sapo kanë nxjerrë nga liqeni trupat e dy fëmijëve të mitur, të moshave 11 dhe 13 vjeç.
Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e sotme, ku në liqen për t’u larë ishin futur 6 fëmijë, por 2 prej tyre nuk kanë mundur të dalin dot. Siç mëson gazetari Çelmeta, dy të miturit janë nga zona e Vaqarrit, me të njëjtin mbiemër, por nuk dihet ende nëse kanë lidhje familjare.
Arena e Lajmit