Largimi i Benzema, i cili la në trashëgimi 25 tituj dhe 354 gola, ka shkaktuar sinjalin e startit në një garë të shpejtë mes “9”-ve të Europës që duan të marrin pozicionin e privilegjuar që sulmuesi francez ka lënë bosh.
Misioni i Real Madrid nuk është të gjejë versionin më të ngjashëm të Karimit, i cili sfidoi zakonet e Santiago Bernabeu duke u ndjerë gjithmonë si një 9 me shpirtin e 10, por të gjejë një 9 me peshë për të veshur fanellën e bardhë dhe për të performuar sa më mirë me gola.
Nëse Kylian Mbappe nuk vjen këtë verë (nuk është 9-sh), në listë janë Harry Kane, Victor Osimhen, Romelu Lukaku, Kai Havertz, Joselu dhe Rodrigo Moreno. Deri më sot, këta janë 6 sulmuesit që kanë tingëlluar më fort në radarin e Real Madridit.
Anglezi dhe nigeriani kushtojnë shumë, por jo sa Mbappe, ndërsa pistat e tjera janë vetëm nëse nuk realizohen ndonjëri transferim nga të parët. Ancelotti po pret me ankth se çfarë do të ndodhë, në pritje të numrit 9 që t’i garantojë shumë gola. Do të jetë një verë e nxehtë për drejtuesit e Los Blancos.
()