U kap me rreth 1000 rrënjë kanabisi në banesë, përfundon në pranga i riu shqiptar në Belgjikë

Autoritetet belge kanë arrestuar një të ri shqiptar pasi ky i fundit është kapur brenda një banese të kthyer në plantacion për rritjen e kanabisit.

Mësohet se i riu shqiptar u gjet në një shtëpi pranë zonës së Souvret në Belgjikë, ndërsa brenda në banesë u gjetën rreth 1000 rrënjë kanabisi.

Sipas mediave të huaja kanabisi ishte ndarë në 3 dhomat e shtëpisë, në të cilën i riu ishte dërguar sapo kishte mbërritur në Belgjikë në gushtin e vitit të kaluar.

Para gjykatës i riu ka pranuar rolin e tij dhe veprën e kryer, ndërsa drejtësia e ka dënuar me 18 muaj burg dhe 5 vite ndalim të hyrjes në territorin belg pas shlyerjes së dënimit.

Arena e Lajmit


U kap me rreth 1000 rrënjë kanabisi në banesë, përfundon në pranga i riu shqiptar në Belgjikë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook