“Në PD u është ‘prerë koka’ shumë intelektualëve për t’i hapur rrugë Bashës”, Biberaj: Rama rrëzohet për tre muaj me protesta, por Berisha rrethohet nga njerëz të dështuar

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Berishës, Aleksandër Biberaj ka deklaruar se rezultati i dobët i zgjedhjeve të 14 majit i atribuohet disa dështimeve, mes të cilave manipulimi i bërë nga qeveria dhe përçarja e opozitës e pamundësia për të arritur të krijohej një pol politik të rëndësishëm

Në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, ai ka deklaruar se PD ka nevojë për një lidership të ri, pasi ka humbur tashmë besimi i demokratëve tek figurat kryesore.

Biberaj ka shtuar se partia duhet të hapet dhe se Berisha duhet të krijojë një ”Këshill të të urtëve”, për të cilët tha se duhet të jenë persona intelektuale dhe të papërlyer nga pushteti.

Në lidhje me deklaratat për protesta, ai shtoi se kjo qeveri mund të rrëzohet shumë lehtë me protesta të vërteta, por jo me “shëtitje në bulevard”, siç i quajti ajo tubimet e organizuara nga opozita.

Pjesë nga biseda në studio:

Nisida Tufa: Si e komentoni rezultatin e zgjedhjeve lokale të 14 majit për opozitën?

Aleksandër Biberaj: Situatë politikë e keqe. Një qeverisje arrogante e prepotente e zhytur në krim e korrupsion por nga ana tjetër kemi një opozitë të përçarë.
Mendohej të bashkoheshin nga opozita, por kjo nuk ndodhi e për pasojë erdhi rezultati më i dobët në 32 vite në këto zgjedhje.
Ne nuk arritën të krijojmë një pol politik të rëndësishëm.

Nisida Tufa: Çfarë ndodhi?

Aleksandër Biberaj: Nuk arritëm të krijojmë një frymë ndryshimi dhe revolucioni demokratik.
Që në përçarjen që ndodhi në PD nuk arritën të bashkoheshim, dështimi i dytë kishte të bënte me daljen në koalicion, fakt që ishim të detyruar ta bënim pas vendimit të gjykatës.

Por duhet ta bënim më herët sepse dihej që vendimi i gjykatës do vinte në një kohë të përshtatshme për qeverinë. Kjo na dëmtoi sepse gjysma e këshillave bashkiakë tashmë i ka marrë Partia e Lirisë.

Para disa vitesh ne e mbështetëm Berishën që “kushtëzohej” me: largimin e Bashës, bashkimi i partisë dhe i së djathtës, duhet të luftonim për të rrëzuar qeverinë e Ramës, të gjitha këto nuk ndodhën, ishin një sërë dështimesh.

Foltorja ishte një grup i izoluar dhe nuk e hapi lojën, Berisha sot rrethohet nga një koracë e disa personave të dështuar e të konsumuar nga pushteti.

Berisha duhet të marrë nismën për të krijuar një këshill të Urtësh, të jenë intelektualë me vlera që i kanë dhënë PD, figura të pastra e të papërlyera.
Në PD i është “prerë koka” shumë intelektualëve për t’i hapur rrugë Lulzim Bashës.

Nisida Tufa: Një ikje e Berishës do ta shkërmoqte PD?

Aleksandër Biberaj: Jo nuk jam dakord. Ata janë vota të Berishës por edhe të demokratëve.

Nisida Tufa: A ka më vlerë për të protestuar në këto kushte?

Aleksandër Biberaj: Sot nuk dalin më njerëzit në protestë. Ne nuk kemi nevojë të protestojmë me tullumbace e trëndafila. Protesta është për të arritur një objektiv. Kishte kohë e mundësi opozita, pse nuk e bëri nuk e di atë e di vetëm lidershipi se ato i marrin vendimet.
Kemi degradim të besimit të demokratëve në lidershipin e partisë. PD ka nevojë për një garë e një lider të ri. Rama rrëzohet për tre muaj me protesta, pra protesta jo xhiro në Bulevard. Rrethohet Kryeministria e nuk largohet deri në largimin e tij.

()

Arena e Lajmit


“Në PD u është ‘prerë koka’ shumë intelektualëve për t’i hapur rrugë Bashës”, Biberaj: Rama rrëzohet për tre muaj me protesta, por Berisha rrethohet nga njerëz të dështuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook