Shqipëria mund të rikthejë Taulant Xhakën në skuadër. Ky është lajmi që vjen nga media zvicerane 4-4-2.com. Xhaka u tërhoq para disa kohësh nga kombëtarja dhe tashmë mund ta shikojmë sërish me bluzën kuqezi. 32-vjeçari shihet si njeriu i duhur i cili mund të rregullojë problemet e mesfushës, ndaj po konsiderohet seriozisht rikthimi i tij.
Kontributi i tij mund të jetë i madh në këtë fazë eliminatore, ku djemtë e Silvinjos do kërkojnë të luajnë sërish në një Europian. Taulant Xhaka ka luajtur 30 ndeshje për Shqipërinë, ku ka shënuar edhe një gol. Ai ka qenë edhe pjesë e të rinjve të Zvicrës.
()