Elbasani nuk di të ndalet në merkato, bind edhe mesfushorin e Superiores

Elbasani bind edhe Abaz Karakaçin. Mesfushori i larguar rishtas nga Kastrioti është afrimi i fundit i verdhebluve. Pas disa ditësh negociata, drejtuesit kanë arritur akordin me shkodranin. Vetëm zyrtarizimi ka mbetur tashmë dhe është çështje orësh. Sakaq, ditën e djeshme u prezantua edhe Albi Xhebrahimi.

Pas Kledis Hidës, Eraldo Dedes, Rei Zaimit, Spartak Ajazit, zyrtarizohet edhe sulmuesi. Ai ka nënshkruar tashmë, duke u bërë blerja numër 5 në këtë merkato vere. Gazeta e kishte paralajmëruar pak kohë më parë afrimin e 26-vjeçarit, ndërsa dje është hedhur edhe firma mbi kontratë. Një përforcim i rëndësishëm ky për verdheblutë në fazën ofensive. Lojtari vjen me një eksperiencë të bollshme në Kategorinë e Parë dhe mund të cilësohet si ekspert i kësaj lige. Është në kulmin e karrierës së tij dhe në Elbasan presin të tregojë aftësitë e tij më të mira në repartin e avancuar.

PRONONCIMI – Menjëherë pas firmës, sulmuesi më i ri i verdhebluve dha një prononcim për “Panorama Sport”. I vetëdijshëm se tani do të mbajë mbi supe një fanellë të rëndë si ajo e Elbasanit, ai thekson se objektivat janë të qartë. Beson fort te ngjitja në Superiore dhe vlerëson edhe vizionin që kanë drejtuesit. “Ndihem mirë që jam futbollist i Elbasanit, një qytet me traditë, i cili i ka dhënë tonin futbollit shqiptar dhe që tani kërkon rikthimin në elitë. Për këtë objektiv kam ardhur këtu. Kam besim se drejtuesit po bëjnë një punë të mirë për të formuar një ekip sa më cilësor. Elbasani është një ekip që meriton të jetë në nivelet më të larta dhe besoj se do t’ia dalim të gjithë bashkë për të shkuar aty ku synojmë”, u shpreh shkurtimisht lojtari që më herët ka luajtur te Dinamo, Korabi, Erzeni dhe Tërbuni. Ai gjen në Elbasan edhe ish-trajnerin Nevil Dede, më të cilin çuan shijakasit në elitë.

SITUATA – Elbasani ka treguar se është një nga ekipet më aktive në merkato, pasi deri tani janë zyrtarizuar pesë lojtarë. Por, priten edhe të tjera gjatë ditëve në vijim. Klubi i ka idetë e qarta për këtë sezon, ku do të kërkojë patjetër ngjitjen në Superiore, që përbën edhe një rekord, sepse në harkun e brenda tri viteve nga krijimi të jetë në elitën e futbollit shqiptar. Plani është që deri në fund të qershorit të jetë krijuar baza e ekipit për edicionin e ardhshëm. Më pas, klubi do të pretendojë të marrë lojtarët që mund të bëjnë diferencën dhe nuk do të mungojnë emrat e bujshëm, duke u ofruar kështu një garanci verdhebluve për misionin “Superiore”./Panorama Sort

Arena e Lajmit


Elbasani nuk di të ndalet në merkato, bind edhe mesfushorin e Superiores

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook