Shqipëria mposhti 2-0 Moldavinë mbrëmë në “Air Albania”, duke marrë kështu 3 pikët e para në grup. Sulmuesi i kuqezinjve, Taulant Seferi nuk ishte i përzgjedhuri i Silvinjos për të luajtur titullar, teksa u preferua vetëm 3 minutat e fundit të ndeshjes. Seferi bëri një postim në rrjetet sociale, ku i falenderon të gjithë për mbështetjen dhe shprehet optimist për kualifikimin në Europian.
“Faleminderit te gjithve per perkrahjen , Se bashku drejt objektivit , gjithmon krenar per te veshur kete fanell Forca SHQIPËRIA”, shkruan Seferi.
()