Vendimi për Portin e Durrësit, Meta kundër Gjykatës Kushtetuese: U pozicionua hapur në krah të grabitjes më të rëndë korruptive prej 2 mld euro

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar ashpër Gjykatën Kushtetuese, sa i takon vendimeve të saj, siç është dhe ai për Portin e Durrësit.

Në një reagim në “Facebook”, Meta thekson se Kushtetuesja është pozicionuar hapur në krah të qeverisë për këtë projket që sipas tij ka pasoja katastrofike për ekonominë e vendit. Meta shtoi se ky është thjesht një projekt ndërtimi pallatesh dhe apartamentesh ku apartamentet shiten në “ajër”.

REAGIMI I METËS
Skandalet e përditshme të “Rilindjes” nuk mund të errësojnë aferat mafioze miliarda euro siç është Porti i Durrësit.
Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj u pozicionua hapur në krah të grabitjes më të rëndë korruptive prej 2 miliardë euro të “Rlindjes” me pasoja katastrofike për ekonominë e vendit.
Prona më e rëndësishme në pikëpamjen strategjike dhe ekonomike e Shqipërisë do t’i jepet kompanive guackë me pronarë të fshehur. Pra, me pronarë të panjohur, me fonde të panjohura dhe që nuk u dihet origjina e tyre.
Nuk është një projekt strategjik! Ky është thjesht një projekt ndërtimi pallatesh dhe apartamentesh ku apartamentet shiten në “ajër”.
Do të falen qindra milionë euro taksa! Do të falen 820 mijë metra katrorë me një vlerë dhe kjo qindra miliona euro!
Përjashtimi nga taksat është një shkelje flagrante e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pasi trajton në mënyrë të diferencuar dhe diskriminuese bizneset e së njëjtës kategori.
Parlamenti Europian ka shprehur shqetësimin duke deklaruar se: “është i skandalizuar me kontratën e Portit Durrës, me një kompani nga Emiratet e Bashkuara edhe pse kjo kontratë shkel Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE dhe megjithë paralajmërimet e mëparshme të Parlamentit e Komisionit Europian.”
Asnjë vendim gjykate, nuk e pastron dot këtë aferë mafioze, e cila është dhe do të mbetet një llogari e hapur me popullin shqiptar!

Arena e Lajmit


Vendimi për Portin e Durrësit, Meta kundër Gjykatës Kushtetuese: U pozicionua hapur në krah të grabitjes më të rëndë korruptive prej 2 mld euro

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook