Romelu Lukaku kapiten i Belgjikës? Courtois mërzitet dhe ikën nga ekipi kombëtar para ndeshjes me Estoninë

Thibaut Courtois, portieri i Belgjikës, është larguar nga kombëtarja para ndeshjes ndaj Estonisë për kualifikueset Euro2024. Federata nuk dha një shpjegim zyrtar, por sipas mediave vendase, gjesti lidhet me zhgënjimin e mosmarrjes së shiritit të kapitenit ndaj Austrisë.

Në mungesë të të dëmtuarit Kevin De Bruyne, zgjedhja ra mbi Romelu Lukaku-n, i cili shënoi edhe golin e barazimit. Sipas gazetës Het Nieuësblad, Courtois, me 102 paraqitje për Belgjikën, nuk u paraqit në hotelin e ekipit kombëtar para ndeshjes kundër Estonisë, sepse ishte i zemëruar për vendimin.

Gjesti vjen pasi trajneri Domenico Tedesco kishte bërë të ditur se Courtois do të ishte kapiten kundër Estonisë. Në mungesë të tij, Matz Sels do të jetë në portë për Belgjikën.

()

Arena e Lajmit


Romelu Lukaku kapiten i Belgjikës? Courtois mërzitet dhe ikën nga ekipi kombëtar para ndeshjes me Estoninë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook