“Shqipëria po tkurret e plaket me ritme dramatike”, Tedi Blushi: Axhendë antikombëtare e shpopullimit e regjimit të Edi Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, përmes një deklarate për mediat është shprehur se qeveria po ndjek një politikë shpopullimi dhe se vendi po shkon drejt falimentit sa i përket tregut të punës.

Blushi shtoi se arsye për këtë është “axhenda antikombëtare e shpopullimit e regjimit të Edi Ramës”.

Sipas tij shkatërrimi i proceseve zgjedhore, siç ndodhi më 14 maj, nuk synon gjë tjetër veçse të nxisë akoma edhe më shumë largimin masiv të të rinjtë që nuk shohin mundësi për një të ardhme të sigurt dhe me dinjitet.

Deklarata e plotë:

Shqipëria po tkurret dhe po plaket me ritme thellësisht dramatike, si asnjë shtet tjetër në kontinent.

Vendi po rrëshket me shpejtësi drejt falimentimit në tregun e punës dhe shkak për këtë është axhenda antikombëtare e shpopullimit e regjimit të Edi Ramës.

Sipas Institutit të Statistikës, në vend të të rinjve, tashmë drejtimin e tregut të punës e kanë marrë në dorë pensionistët.

Konkretisht, në tremujorin e parë të vitit numri total i të punësuarve në Shqipëri u rrit me 5 mijë vetë. Për të njëjtën periudhë, numri i të punësuarve me moshë nga 15 deri në 64 vjeç u ul më 12 mijë vetë.

Në tremujorin e parë të vitit Shqipëria punësoi 17 mijë pensionistë me moshë mbi 65 vjeç.

Me këtë panoramë, që raportojnë shifrat zyrtare të papunësisë, lokomotiva e rritjes së punësimit në Shqipëri rezultojnë pensionistët.

Pjesa dërrmuese e rënies së punësimit në moshat 15-64 vjeç erdhi nga të rinjtë.

Sipas INSTAT, në tremujorin e parë të vitit, numri i të punësuarve me moshë 15-29 vjeç u ul me 11.5 mijë vetë duke rënë në 264 mijë vetë nga 274.5 mijë që ishte në tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Pra të rinjtë, mosha më vitale në ekonomi, kanë humbur masivisht vendet e punës.

Ndërkohë në rang të përgjithshëm punësimi është rritur nga armata e pensionistëve, të cilët rezultojnë se po udhëheqin rritjen e punësimit në ekonomi.

Në perspektivë mosadresimi i menjëhershëm dhe në mënyrë agresive i këtij fenomeni do të ketë pasoja katastrofike sidomos për një vend si Shqipëria.
Trishtim më të madh nuk mund të ketë!

Shkatërrimi i proceseve zgjedhore, siç ndodhi më 14 maj, nuk synon gjë tjetër veçse të nxisë akoma edhe më shumë largimin masiv të të rinjtë që nuk shohin mundësi për një të ardhme të sigurt dhe me dinjitet.

Ndaj për Partinë e Lirisë, beteja për Demokracinë dhe Votën e Lirë do të jetë vendimtare kundër shpopullimit të Shqipërisë!

Duke filluar nga nesër, me konstituimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Këshilltarët e rinj të Partisë së Lirisë, do të jenë zëri i të rinjve dhe do të bëjnë gjithçka jo vetëm në funksion të rritjes së llogaridhënies dhe transparencës por edhe të rritjes së besimit te fuqia e të rinjve për ndryshim!

Arena e Lajmit


“Shqipëria po tkurret e plaket me ritme dramatike”, Tedi Blushi: Axhendë antikombëtare e shpopullimit e regjimit të Edi Ramës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook