Franca nuk shkëlqeu përballë Greqisë. por “gjelat” janë thjesht perfekt në këtë rrugëtim në kualifikueset e “Euro2024”. Ekipi i Deschamps doli me pikë të plota pas suksesit minimal 1-0 duke kontrolluar të qetë Grupin B me pikë të plota, 12 pikë në 4 ndeshje. Deschamps kishte hedhur në fushë formacionin më të mirë, por goli i avantazhit erdhi pak vonë, në minutën e 55-të. Griezmann fitoi një 11-metërsh pas një faulli të rëndë në zonë ku u gjakos në kokë.
Nga pika e bardhë e penalltisë, Mbappe gaboi fillimisht, por gjyqtari i takimit i dha një shans të dytë pas futjes së lojtarëve brenda në zonë. Në mundësinë e dytë, Mbappe nuk gaboi duke ekzekutuar në mënyrë perfekte penalltinë. Grupi B kryesohet nga Franca me 12 pikë, e ndjekur nga Greqia me 6 pikë, Irlanda 3 dhe Holanda 3, por “tulipanët” kanë zhvilluar vetëm 2 ndeshje.
“Minimumi për plazh”, shkruan L’Equipe në faqen e parë duke iu referuar faktin se Franca mbyll këtë vit kalendarik, me lojtarët që nisen të gjithë për pushime.
()