“Skandal! Ky ka vetëm standardin e mafias!”, Vasili: Rama jep leje për hotel në mes të detit në Vlorë!

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili deklaron se Rama do të japë leje për hotel në mes të detit në Vlorë, ndërsa thekson se ky vendim është skandal.

Në një reagim në Facebook, Vasili, duke iu referuar Dokumentit të Rregullore së Veçantë, hoteli do të ngrihet mbi një pistë ekzistuese, që gjendet mes fushës së sportit dhe tunelit të Vlorës.

REAGIMI I VASILIT
SKANDALI.Rama jep leje per Hotel ne mes te detit ne Vlore!
E pabesueshme, por e vertete
Këshilli i Rregullimit të Territorit ka dhënë leje për hotel në det në Vlorë!!
Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e ndërtimit për një hotel dy katësh brenda në det, në zonën e Lungomares në Vlorë.
Sipas Dokumentit të Rregullore së Veçantë, hoteli do të ngrihet mbi një pistë ekzistuese, që gjendet mes fushës së sportit dhe tunelit të Vlorës.
Ndërtesa me dy kate, në katin e parë do të ketë restorante dhe njësi shërbimi. Ndërsa kati i dytë i saj do të shërbejë si hotel.
Banditizmi i Edi Rames nuk ka te ndalur.
Po ky Edi Rame, qe prishi nje pallat se ishte afer detit ne Vlore dhe per te cilin duhen paguar miliona euro pronareve sot e jep lejen per hotel mu brenda ne det.
Po ky Edi Rame qe hodhi ne ere Prestige Rezort me hotel e me pishina afer detit sot e jep lejen e hotelit mu ne mes te detit.
Ky Edi Rame qe merr fadromen e ben shkaterrime ne Ksamil e ne bregdetin e Jonit e jep lejen per hotel ne mes te detit.
Ne vend se te prishte edhe nje piste betoni te shkaterruar dhe ta pastronte detin ne Vlore ky vetem hedh beton dhe shkaterrim.
Edi Ramen e telekomandojne dhe eshte ne sherbim te çdo interesi te erret, qe vjen ere te piset, por nuk eshte kurre ne krah te interesit te qytetareve te interesit publik dhe te mbrojtjes se natyres.
Misioni i Rames eshte shkaterrimi, betonizimi dhe kthimi ne nje konglomerat cimentoje dhe betonarmeje i Vlores dhe i gjithe Shqiperise.
Nuk mjaftonte anijet, qe prodhojne energji me me nafte ne Vlore, nuk mjaftonte Aeroporti, qe po shkaterron peisazhin natyror, por tani edhe detin nuk po e kursen e nderton hotel.
Ky eshte Edi Betoni dhe korrupsioni, qe eshte ulur ne karrigen e kryeministrit, tamam si pirati qe u be papë.
Dhe ka surrat e flet ky per standart qeverisje!
Ky ka vetem standartin e mafias!

()

Arena e Lajmit


“Skandal! Ky ka vetëm standardin e mafias!”, Vasili: Rama jep leje për hotel në mes të detit në Vlorë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook