Qëndrimi i ambasadës së BE për legalizimin e kanabisit, Tedi Blushi: Ndajmë të njëjtat shqetësime me partnerët europianë. Vendim i rrezikshëm i qeverisë

TIRANË

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar sot pas deklaratës së ambasadës së BE për projektligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, Blushi përshëndet qëndrimin e delegacionit të BE, duke e cilësuar një vendim të pakonsultuar dhe shumë të rrezikshëm të qeverisë në funksion të legalizimit zyrtar të narkoshtetit.

Ai thekson se moskonsultimi me BE dhe SHBA, injorimi i shqetësimeve dhe rekomandimeve të tyre do të thotë se interesi i vetëm i kësaj narkoqeverie është pasurimi i trafikantëve të saj në kurriz të jetës e shëndetit të qytetarëve.

POSTIMI I PLOTË

E përshëndesim qëndrimin e qartë të Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri lidhur me vendimin e pakonsultuar dhe shumë të rrezikshëm të Qeverisë për legalizimin e kanabisit, që nuk është gjë tjetër veçse një nismë në funksion të legalizimit zyrtar të narkoshtetit.

Ndajmë të njëjtat shqetësime me partnerët europianë, të shprehura vetëm pak muaj pasi DEA (Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve) hapi një linjë të posaçme sinjalizimi për vendin tonë dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të denonconin trafiqet e drogës.

Narkoshteti i Edi Ramës, ku zyrtarët më të lartë të Qeverisë dhe të Policisë janë të përfshirë direkt në trafikun e drogës, me paratë e të cilit blejnë zgjedhjet, nuk mund të kultivojë kurrsesi kanabis “për qëllime mjekësore”, por vetëm për qëllime politike dhe financiare okulte.

Moskonsultimi me BE dhe SHBA, injorimi i shqetësimeve dhe rekomandimeve të tyre, detyrimeve dhe parimeve shumë të rëndësishme të funksionimit të një shteti ligjor, që synon anëtarësimin në familjen europiane, do të thotë se interesi i vetëm i kësaj NarkoQeverie është pasurimi i trafikantëve të saj në kurriz të jetës e shëndetit të qytetarëve dhe cenimit serioz të sigurisë kombëtare me pasoja të shumanshme.

Tedi Blushi Fb
Tedi Blushi Fb

Arena e Lajmit


Qëndrimi i ambasadës së BE për legalizimin e kanabisit, Tedi Blushi: Ndajmë të njëjtat shqetësime me partnerët europianë. Vendim i rrezikshëm i qeverisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook