Erdenis Gurishta u largua nga Vllaznia këtë merakto vere dhe tashmë është mësuar skuadra e tij e re. Gurishta është bashkuar me skuadrën bullgare të CSKA-së së Sofjes, ekip me të cilin ka nënshkruar një kontratë për 3 edicione.
“Jam shumë i kënaqur me kalimin te CSKA. Jam i sigurt se do të kem rezultate të mira në Bullgari dhe po ashtu edhe në skenën evropiane” – Mësohet të ketë thënë lojtari pas transferimit.
Mbrojtësi 28-vjeçar ka një karrierë të fokusuar te Vllaznia dhe tani si duket, ka ardhur koha për një aventurë të re në tokën bullgare. Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e tij, në një kampionat tërësisht të ri për të.
()