Kavani paralajmëron rikthimin e bujshëm: Ai kompeticion më rrënqeth mishin

Edinson Kavani me shumë mundësi do të largohet nga Mançester Junajtid në përfundim të këtij sezoni. Uruguajnai duke parë edhe moshën do të dëshironte një rikthim në Amerikën Latinë ku ka nisur karrierën,  në një nga ekipet pjesëmarrëse të Kupës Libertadores.

kavani

Këtë dëshirë e ka pohuar edhe vetë 35-vjeçari, i cili i pyetur nga “ESPN” ka treguar idenë për mundësinë e një transferimi në një prej ekipeve që marrin pjesë në këtë kompeticion.

“Mendoj se mundësitë për një transferim në Amerikën Latine janë.

Duhet të gjej një ekip që të më bëj të ndihem mirë.

Dua ta provojë emocionin e Kupës Libertadores, vetëm mendimi më rrënqeth mishin.

Për mua është një emocion i ngjashëm me atë që kam përjetuar me Parisin ose Napolin.”, u shpreh Kavani.

Arena e Lajmit


Kavani paralajmëron rikthimin e bujshëm: Ai kompeticion më rrënqeth mishin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook