Gjermania nuk është aspak në formë, teksa në katër ndeshjet e fundit, skuadra nuk ka marrë asnjë fitore. Një nga fajtorët kryesorë për këtë situatë shihet trajneri Hansi Flick dhe e ardhmja e tij te kjo kombëtare ishte në dyshim.
Gjithsesi, Hansi Flick do të mbetet në krye të Panzerave të paktën deri në dy ndeshjet e ardhshme në shtator. Konfirmimi erdhi direkt nga presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Bernd Neuendorf, i cili foli për SID.
“Kam folur në telefon dhe ai më siguroi se në shtator do të shohim një ekip që do të luajë ndryshe nga hera e fundit” – Tha Neuendorf. Kujtojmë që Gjermania ka siguruar kualifikimin në EURO 2024 pasi është vend organizator.
()