Sandro Tonali është një nga çështjet më të nxehta në shtëpinë e Milanit. Mesfushori i Milanit përflitet për një kalim te NeWcastle dhe këto duken orë të rëndësishme sa i përket transferimit.
Mediat italiane bëjnë me dije se për marrëveshjen mes palëve mungon vetëm pak. Kështu, anglezët kanë rritur ofertën e tyrë nga 60 milionë euro në 70 milionë euro +5 milionë bonus. Milan nuk bie nga kërkesa e vet prej 80 milionë eurosh për të lënë të lirë lojtarin, por ky i fundit ka thënë “Po” dhe mund të ketë një rrugë të mesme.
Sa i përket Tonalit, propozimi është kontratë 6-vjeçare me 8 milionë euro në sezon, + dy milionë në formë bonusi.
Nëse Milan shet me sukses futbollistin, klubi do të vetë-financonte afrimin e Davide Frattesi dhe Sergej Milinkoviç-Savic, njëri mesfushor i Sassuolos dhe tjetri mesfushor i Lazios.
()