“Qeveria vrau një luftëtar lirie”, Berisha sulmon ashpër Policinë: Ndihem sot më shumë se kurrë muxhahedin. Aktakuza elementë të poshtërimit të shqiptarëve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë dhe Policisë së Shtetit, për vdekjen e muxhahedinit, pas përplasjes në kampin Ashraf 3, teksa kërkoi dhe ndryshimin e rendit të ditës për të diskutuar këtë çështje.

“Jam këtu për të deklaruar sot se në këtë moment ndjehem më shumë se kurrë njëri prej tyre, ndjehem një muxhahedin, luftëtar i lirisë. U shpreh atyre ndjenjat e mia më të sinqerta të mbështetjes dhe simpatisë.
Ndjehem sot muxhahedin sepse qeveria amorale e këtij vendi vrau në bukë të vet, në strehë të vet, një luftëtar lirie. Ndjehem sot muxhahedin më shumë se kurrë, sepse aktakuza e djeshme që lexuat, është historia më e turpshme për një vend. Ajo ishte e shkruar në Teheran. Aktakuza bazohej e tëra në shpifje, trillime të shërbimeve të ajatollahëve ndaj luftëtarëve të lirisë. Aktakuza përmbante elementë të poshtërimit ekstrem të Shqipërisë dhe shqiptarëve, sikur nuk është një vend anëtar i NATO-s, por sikur është një vasal i Iranit.
Të marrësh ato për bazë, për të ushtruar një reprezalje më të turpshme në historinë e këtij vendi”, tha Berisha.

Ai kërkoi largimin e ministrit të Brendshëm dhe 1 minutë heshtje për muxhahedinin e vdekur. “Kërkoj largimin e menjëhershëm të ministrit të Brendshëm. Kërkoj të mbajmë 1 minutë heshtje për martirin e lirisë, që e vranë në bukë të vet, në strehë të vet këta të pabesë”, tha Berisha.

Nga ana tjetër kreu i grupit parlamentar Taulant Balla replikoi me Berishën duke e akuzuar se kërkon të përdorë ngjarjen. Ai tha se rendi i ditës nuk mund të ndryshohet pasi ka një procedurë.

Balla: Ka një formë për paraqitjen e kërkesave për ndryshimin e rendit të ditës. Ky që bën….
Berisha: Keni shkelur marrëveshjen…

Balla: O teknika do ia mbyllni. Ky që bën sikur i dhemb barku për atë që po heton drejtësia shqiptare bën të njëjtën gjë sa herë drejtësia bën punën e vet. Kuvendi as nuk mund të përfshihet dhe as të ndërhyjë në çështje që i takojnë drejtësisë. Koha kur politika përfshihej në çështjet e drejtësisë ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Kuvendi nuk mund të ndërhyjë dhe as të përfshihet kurrsesi. Policia ka zbatuar pikë për pikë dhe fjalë për fjalë vendimin e prokurorisë, SPAK. Përdorimi për qëllime politike dhe i një ngjarjeje si kjo, ka 32 vite që ky popull e di fare mirë që ky personi që sapo doli bën korbin, bën skifterin. Ne nuk mund të hedhim në votim diçka që nuk ekziston. Këta që nuk mësuan kurrë se për të ndryshuar rendin e ditës ka një procedurë, një model, kështu që ecim përpara me rendin e ditës.

Më herët kujtojmë se Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë deklaruar se nuk është përdorur dhunë ndaj asnjë prej anëtarëve, teksa kanë shtuar se vdekja e një prej anëtarëve të kampit, nuk ka ardhur si pasojë e përplasjeve.

Arena e Lajmit


“Qeveria vrau një luftëtar lirie”, Berisha sulmon ashpër Policinë: Ndihem sot më shumë se kurrë muxhahedin. Aktakuza elementë të poshtërimit të shqiptarëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook