Goli i Mehdi Çobës në minutën e 90+4’ të sfidës përballë Kukësit duket se ka bërë që tifozët shkodranë të shpërthejnë në festë.
Ata kanë zbritur menjëherë nga shkallët e tribunës dhe janë futur në fushë për të festuar me lojtarët e tyre.
Gjithsesi gjyqtari Juxhin Xhaja nuk i kishte rënë bilbilit për të mbyllur takimin dhe kjo festë solli një kaos të vogël midis lojtarëve, të cilët disa prej tyre u ndëshkuan me kartonë të verdhë, ndërsa në stolin e Vllaznisë u morën dhe dy kartonë të kuq.
Disa prej lojtarëve të Vllaznisë u munduan të kthenin tifozët në tribuna, ku u pa dhe ndërhyrja e forcave të rendit.
Arena e Lajmit