Deputeti Saimir Korreshi në emisionin ‘Frontline’ në News24 foli për zgjedhjet që do të mbahen më 29 korrik për kryetar të PD.
Korreshi tha se demokratët nuk duhet të gënjehen dhe se Berisha sipas tij nuk duhet të jetë kryetar i PD, por gjithashtu edhe Basha u shpreh ai nuk duhet të marrë pjesë në garë.
Gjatë bisedës në studio me gazetaren Marsela Karapanço, deputeti Korreshi u shpreh se në stadin ku është PD nuk duhet deputetët nuk duhet të kenë frikë nga vendimet e Këshillave.
“Gjithë jetën do të gënjejmë demokratët? Kam kërkuar që zoti Berisha të mos jetë kryetar i PD, zoti Basha të mos marrë pjesë në garë dhe zoti Alibeaj të mos jetë i përfshirë. Kjo që të bëhet bashkimi i demokratëve. S’kemi gjë ne për ardhjen e zotit Basha, por të gjejmë njerëzit njëherë. Nuk dua të bëhem kryetar i PD, por duhet të jemi serioz tek listat”, tha ai duke shtuar: “Përse po e kërkojnë gjë në bazë që po rikthehet..? O Lulzim o hero hajde së bëmë shaka. Nuk negocion njeri me humbësit. Nëse nuk krijojmë frymë ne nuk i marrim ato vota”.