Presidenti i Chelsea, Todd Boehly po ndjek modelin e krijimit të një zinxhiri skuadrash, të cilat do të jenë nën drejtimin e tij. Së fundmi, numri një i klubit londinez ka blerë edhe Strasbourg, skuadër kjo që luan në Ligue 1. Aksioneri i shumicës Clearlake Capital, së bashku me Boehly janë të prirur ta vendosin Chelsean në qendër të një rrjeti të gjerë klubesh, i cili mund të ndihmojë në identifikimin, zhvillimin dhe përshtatshmërinë e talenteve.
Investitorët amerikanë, ose e thënë ndryshme “BlueCo” kanë premtuar do të dërgojnë klubin francez në nivele të larta dhe bashkëpunimi me Chelsean do të japë frytet e veta.
Strasbourg Ultras with a message saying “Boehly, not welcome” https://t.co/MMkNmxDu6J
— CFCDaily (@CFCDaily) June 22, 2023
Gjithsesi, pavarësisht premtimeve, tifozët e Strasbourg nuk i kanë pritur mirë këto ndryshime. “Boehly, nuk je i mirëpritur” – shkruhej në një parrullë. “Është një nder për ne që jemi pjesë e këtij grupi historik. Ne jemi të përkushtuar të ruajmë trashëgiminë e Racing. Ky investim strategjik do të forcojë praninë tonë në futbollin evropian, krahas pjesëmarrjes tonë në Chelsea. Ne besojmë se mund të krijojë mundësi të mëdha për ndarjen e njohurive dhe aftësitë” – Shkruhej në njoftimin e “BlueCO”.
()