Analisti Arion Sulo, në emisionin “Open” në News24 foli për përçarjen në Partinë Demokratike duke komentuar edhe zgjedhjet që do të mbahen për kryetarin e ri më 29 korrik.
Në një reagim kritik, Sulo u shpreh se faktet janë ulëritëse dhe se nuk ka një proces politik brenda PD-së.
“Bëhet procesi i reflektimit, verifikohet anëtarësia e zgjidhet. Por si do të zgjidhet kryetari. Këtu nuk ka proces politik”, u shpreh Sulo.
Sipas tij vetëm dy njerëz përfitojnë nga zgjedhjet e nxituara.
“Edi Rama që rri në pushtet fare i pashqetësuar, dhe Basha që do të marrë partinë e katërt apo të pestë. Këta thonë kemi urgjencë, por një vit e gjysmë kush i pengoi? I pengoi skenari i Basha-Alibeaj, për t’u rikthyer Basha sot. PD ishte me firmën e Bashës në gjykatës, edhe para dy ditësh Basha tha këtu isha. Përse ishte skenar? Basha që pa ikur i dërgon Alibeajt kompetenca për të deleguar partinë”, tha analisti Sulo.
Nga ana e tij deputeti demokrat Dashnor Sula u shpreh me tone të larta, ndërsa u shpreh i bindur se listat koha e ish-kreut të PD Lulzim Basha ka përfunduar, ndërsa ritheksoi se Berisha duhet të bëjë një hap pas. Gjithashtu theksoi se opozita ka nevojë për një figurë të re.
“Berishën e kam mbështetur, e kemi parë që nuk fitoi. Lulzim Bashën e kam mbështetur, por koha e Bashës ka përfunduar, sot opozita ka nevojë për ofertë të re”, tha deputeti Sula.
Dashnor Sula: Alibeaj i futi gjumë një vit, nuk bënte njëherë debat politik. Lista e PD që është zgjedhur zoti B asha të dalin të votojnë të gjithë për zgjedhje. Ju thoni të bëjmë listat prapë, jo nuk jam dakord. E di çfarë të bën për të qeshur, Taulant Zeneli i çon ftesë sekretarit të Përgjithshëm i nderuar anëtar i këshillit Kombëtar duhet të marrësh pjesë në zgjedhje. E degjeneruar, e turpshme farsa.
Arbi Agalliu: Në Kryesi po votohen emrat që kanë dorëzuar për të votuar.
()