A e prek “revolucioni” Brojën te Chelsea? West Ham kërkon të përfitojë dhe ta blejë lirë

Armando Broja nuk pati një sezon pozitiv, ndikuar nga dëmtimi që e mbajtur jashtë fushës për më shumë se 6 muaj. Tashmë bomber kuqezi i është rikthyer stërvitjes te Chelsea, teksa nën urdhërat e Pochettinos kërkon të vijë sa më në formë për sezonin e ri.

Dhe jo vetëm për ekipin londinez, por edhe për kombëtaren shqiptare do të ishte një forcë më shumë. Por ndërkohë, emri i Brojës mbetet në merkato.

West Ham United i është rikthyer interesit për Brojën “Çekanët” ishin shumë të lidhur me sulmuesin 21-vjeçar verën e kaluar, por zgjodhën të transferonin italianin Scamaca, i cili ka shënuar tetë gola në të gjitha garat këtë sezon.

Duke parë revolucionin që po ndodh te Chelsea, nuk dihet ende e ardhmja e sulmuesit shqiptar. Me stilin e tij agresiv të lojës, Broja mund të shkëlqejë në vijën e parë të West Ham dhe duket se përshtatet më mirë se Scamaca.

Shqiptari ka shumë potencial dhe mund të jetë një blerje e shkëlqyer nëse ikën ndonjë nga sulmuesit aktualë të West Ham. Afrimi i Brojës mund të jetë një biznes edhe fitimprurës për West Ham, pasi vlera e kartonit e Brojës ka rënë poshtë 30 mijë euro pas dëmtimit.

()

Arena e Lajmit


A e prek “revolucioni” Brojën te Chelsea? West Ham kërkon të përfitojë dhe ta blejë lirë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook