“Po na vidhen paratë online”, Policia pas denoncimeve të qytetarëve: Kemi parandaluar mashtrimet kompjuterike, por…

Pas denoncimeve të disa qytetarëve shqiptarë, të cilët dhanë alarmin se po iu vidheshin para online, Policia e Shtetit nisi hetimet për sulmimin e këtyre skemave mashtruese kompjuterike.

Sipas një deklarate zyrtare, ditën e sotme, Policia bënë me dije se janë parandaluar disa raste të mashtrimeve kompjuterike, por po punohet për identifikimin e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISE
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, dje, më datë 22.06.2023, është vënë në dijeni të një fushate mashtrimi nëpërmjet sistemeve kompjuterike e cila synonte persona fizikë dhe juridikë, pa dallime të caktuara, me qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare.

Nga veprimet e shpejta të ndërmarra nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, përsa i përket njoftimit të të gjithë qytetarëve dhe kontaktimit të çdo shtetasi apo subjekti të prekur nga kjo veprimtari kriminale, sot konstatojmë se kemi arritur të parandalojmë pasojat e mëtejshme, si dhe dëmet monetare për qytetarët.

Puna policore vijon për hetimin e ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve.

Ju ri-informojmë se njoftimi që mund t’iu vijë nëpërmjet postës elektronike është:

Ndërsa mesazhi bashkëlidhur me të, është: Ftojmë qytetarët që për çdo problematikë që mund të hasin, të kontaktojnë Drejtorinë për Hetimit e Krimeve Kibernetike, në adresën e postës elektronike [email protected]. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike do të japë më shumë informacion rreth kësaj situate, në ditët në vijim.

  • foto galeri
  • foto galeri

Arena e Lajmit


“Po na vidhen paratë online”, Policia pas denoncimeve të qytetarëve: Kemi parandaluar mashtrimet kompjuterike, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook