Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një 55-vjeçare është rrëzuar nga kati i pestë i pallatit ku banonte.
Policia njofton se për pasojë 55-vjeçarja ka ndërruar jetë, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 23.06.2023, rreth orës 17:30, në rrugën “Komuna e Parisit”, dyshohet se ka rënë nga kati i 5-të i pallatit ku banonte shtetasja A. M., rreth 55 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
()