Eurojust dhe Europol, mbështetur në autoritetet gjyqësore dhe ligjzbatuese në Gjermani, Itali dhe Holandë kanë shkatërruar një rrjet kryesisht shqiptar të trafikut të drogës që shtrinte aktivitetet e tij të paligjshme në këto vende.
Europol në bashkëpunim me policinë në të tre vendet, arrestoi 35 persona, mes tyre edhe shqiptarë, si dhe sekuestroi më shumë se 1 milion euro cash.
“Rrjeti kriminal dyshohet se është përgjegjës për shpërndarje të gjerë të kokainës dhe kanabisit nga Amerika e Jugut në Evropë dhe shpërndarjen e tij të mëtejshme në të gjithë Bashkimin Evropian”, tha Europol.
Sipas përllogaritjeve nëse kjo sasi droge do të shitej në treg do të kapte shifrën e një miliard euro.
Sipas Europol anëtarët e këtij grupi dhunonin, torturonin, dhe shantazhonin rivalët e tyre.
()