LAJM I FUNDIT/ Grabitje me armë në Astir, një person i armatosur kërcënon dy punonjëset e exchange dhe vjedh një shumë të madhe parash

Një grabitje me armë është regjistruar sot në një Exchange në zonën e Astirit, në Tiranë.

Një person, i veshur me të zeza, ka hyrë i armatosur në pikën e këmbimit valutor dhe nën kërcënimin e një pistolete ka grabitur një shumë të madhe parash. Lajmi konfirmohet për nga gazetarja Klodiana Lala.

Në Exchange kanë qenë dy punonjëse, të cilat janë detyruar që të hapnin sirtarët ku mbanin paratë, ndërsa autori, që ishte maskuar me një maskë anti-covid, ka nisur që të marrë paratë, dhe t’i fusë ato në trup. Më pas ai është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, ndërsa kanë nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit.
()

Arena e Lajmit


LAJM I FUNDIT/ Grabitje me armë në Astir, një person i armatosur kërcënon dy punonjëset e exchange dhe vjedh një shumë të madhe parash

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook