Fshehu dënimin nga drejtësia greke, SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari

Prokuroria e Posaçme i ka bërë kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një kopje të formularit të vetëdeklarimit të kryebashkikut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Dyshimet janë se pavarësisht se KQZ nuk i ndaloi kandidimin, SPAK po e heton për falsifikim të formularit të dekriminalizminit.

E njëjta procedurë siç ndodhi me kryebashkiakun e Mallakastrës.

Kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari rezulton i dënuar nga drejtësia greke për akuzën e “Kalimit të Paligjshëm të Kufirit”.

Ai drejton bashkinë e Kuçovës dhe fitoi një mandat të dytë në zgjedhjet e 14 Majit. Vendimi për dënimin e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari është dhënë në vitin 1999 nga gjyqtari i vetëm i gjykatës penale të Janinës, Nicolaos Raptis.

Gjyqtari e ka gjetur fajtor dhe dënuar Hajdarin me 1500 Dhrami.

Ajo që e penalizon Hajdarin në këtë rast është fakti se ai nuk e ka deklaruar këtë dënim në formularin e dekriminalizimit.

Edhe pse vetë Hajdari ka një shpjegim tjetër ligjor për rastin e tij.

Pas publikimit të vendimit, kryebashkiaku i Kuçovës komentoi në Facebook se vendimi ndaj tij ishte administrativ dhe për pasojë jo e detyrueshme të deklarohet, dhe se ai u largua në Greqi në moshën 17 vjeçare sepse “fajin e kishte Saliu”.

Më herët, Hajdari është kallëzuar nga kandidati i opozitës për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi në SPAK se komisionerët e KZAZ Kuçovë me urdhër të kryebashkiakut socialist kanë manipuluar procesin e votimit.

Arena e Lajmit


Fshehu dënimin nga drejtësia greke, SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook