Lucas Hernandez do të firmosë për PSG. Mbrojtësi i njohur anësor kishte prishur marrëdhëniet me klubin e Bayern Munchen, pasi insistonte për një kalim në Paris.
Drejtuesit bavarez i kanë plotësuar dëshirën, duke e lënë të lirë Hernandez për një shifër që shkon diku te 50 milionë euro. Lajmi është dhënë nga gazetari Fabricio Romano, i cili shkruan ndër të tjera se Hernandez ndodhet në Paris për të hedhur të zezën mbi të bardhë.
Francezi luajti 4 sezone për kampionët e Gjermanisë, teksa shifrat thonë se edicioni i fundit ishte katastrofal. Vetëm 7 ndeshje të luajtura për Bayern, në edicionin 2022-2023 do të thotë se ndarja e rrugëve ishte vetëm çështje kohe.
Lucas Hernández to PSG, here we go! Deal in place and agreed as expected since last week. Permanent transfer for €48/50m total package. 🚨🔴🔵 #PSG
Hernández, already in Paris and set to sign the contract on Thursday.
Bayern will replace him with Kim Min-jae as revealed today. pic.twitter.com/JxrCQCjKgC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 29, 2023
()