Sipas raportimeve nga Mundo Deportivo, agjenti i Ousmane Dembélé, Moussa Sissoko, u takua me drejtorin sportiv të Barcelonës, Deco.
Sulmuesi francez, përmes përfaqësuesit të tij, ka bërë të ditur se vullneti i tij është të qëndrojë dhe se nuk dëshiron të ushtrojë klauzolën e lirimit prej 50 milionësh, e vlefshme deri më 31 korrik, që është në kontratën e tij.
Nga kjo shifër, katalanasit do të fitonin vetëm 50% ndërsa pjesa tjetër do të shkonte për Sissoko.
Me skadimin e kontratës së tij në vitin 2024, Dembélé mund të firmosë rinovimin me Barcelonën, klub ky që është gati të ofrojë një kontratë të re deri në vitin 2027.
Në sezonin e fundit, Dembélé zhvilloi 35 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 8 gola dhe duke dhënë 9 asiste.
()