Tirana po përgatitet për ndeshjet e Conference League ndaj Dinamo Batumit. Bardheblutë e drejtuar nga Orges Shehi ndodhen në Maqedoninë e Veriut, për të zhvilluar fazën përgatitore.
Ekipi i Shehit ka luajtur sot një miqësore. Tirana pësoi disfatë 3-1 nga Ballkani, në një ndeshje mjaft të bukur për t’u parë. Kjo është miqësorja e dytë për skuadrën kryeqytetase të Superligës shqiptare, pas asaj humbje 2-1 nga Dukagjini vetëm disa ditë më parë.
Përveç fushës së lojës, një vesh duket edhe nga merkato, ku priten të reja sa i takon hyrjeve dhe daljeve. Vera është e gjatë dhe te Tirana po punojmë për të forcuar skuadrën.
()