Neymar është një nga futbollistët më të paguar në botë. Sulmuesi i PSG-së duket të jetë njeri me fat, pasi një tifoz i ri në gjendje jo të mirë shëndetësore, ka vendosur t’i lërë të gjithë pasurinë e tij O’Neyt.
“Unë nuk kam asnjë person të cilit mund t’ia lë gjërat e mia. Unë nuk dua qeverinë ose ndonjë të afërm të m’i marrë, kështu mendova se Nejmari do të ishte zgjedhja e duhur” – tha tifozi. Lajmi po bën xhiron e botës dhe ka marrë shumë shpërndarje.
Sa i takon Neymar, braziliani ka një një pagë prej 85,000,000.00 dollarë në vit, ose e thënë ndryshe, përfiton 7,083,333.33 dollarë në muaj.
()