Finalizohet faza e 21-të e megaoperacionit “Imazhi” në Lezhë, ndërsa në Mirditë edhe Lezhë janë asgjësuar 654 bimë narkotike kannabis sativa që u gjetën të kultivuara në 2 fshatra, në Mirditë dhe në Lezhë.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në një kodrinë në fshatin Kaçinar, Mirditë, u gjetën të kultivuara 534 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Po ashtu u zbuluan në fshatin Buten, njësia administrative Ungrej, u gjetën të kultivuara 120 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Këto bimë, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies. Vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
()