Një shtetas është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës. Sipas dëshmisë nga vetë i plagosuri ai bën të ditur se ka pësuar aksident në afërsi të fshatit Ciflig nga një mjet i cili e ka përplasur.
Sipas bluzave të bardha i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Për policinë mbetet ende i paqartë aksidenti pasi shoferi që është ndaluar në afërsi të fshatit Ciflig ka dëshmuar se nuk e ka aksidentuar personin në fjalë. Policia po kryen hetimet për të zbardhur të gjithë ngjarjen duke sekuestruar edhe kamerat e sigurisë nga bizneset afër.