Tottenham ka filluar përgatitjet për sezonin e ri. Spurs kërkojnë që të rikthehen kompetitiv në Premier League, duke lënë mbrapa kështu sezonin që kaloi. Trajneri i ri i ekipit, Angelos Postecoglou është prezantuar për tifozët.
“Jam shumë i emocionuar për sfidën që kemi përpara. Është një klub i madh futbolli, ligë emocionuese, mendoj se janë të gjitha gjërat për të cilat përpiqesh në karrierën tënde profesionale. Është mirë të jesh këtu dhe të bëhesh gati për punë.
Unë jam duke pritur për të gjithë këtë. E kuptoj që këtu ka shumë pritshmëri, shumë përgjegjësi. Kam marrë drejtimin e një klubi të madh futbolli, me një histori të gjatë dhe një bazë tifozësh që dëshiron futbollin dhe më shumë momente të mrekullueshme për t’i shtuar historisë që kemi tashmë. Është një moment i mrekullueshëm, një moment krenar jo vetëm për mua, por për familjen dhe miqtë e mi dhe njerëzit që kanë qenë në këtë rrugë“, – Tha ai.
()