Te Lazio koha duket në favor të Maurizio Sarrit. Në fakt, siç shkruan Il Tempo, sa më shumë kalojnë ditët dhe aq më e madhe është mundësia që Sergej Milinkoviç-Savic të mbetet në kryeqytet edhe në sezonin e ardhshëm. Afati i vitit 2024 duket se nuk e tremb shumë presidentin Claudio Lotito, i cili nuk ka ndërmend të pranojë oferta të vogla.
Negociatat mund të hapen vetëm për 35-40 milionë euro, asnjë propozim më i ulët nuk do të merret në konsideratë.
Konfirmimi i mesfushorit në skuadër do të ishte blerja më e mirë për të synuar sërish një në top-4. Presidenti Lotito është gati të rinisë, skuadra kërkon të arrijë rezultate të rëndësishme dhe në ato kushte, paratë që gjener klubi, do të ishin më të shumta.
()