VIDEO/ Gol me “letër në dorë”, momenti i çuditshëm te Kukësi para barazimit ndaj Vllazninë

Ndeshja e sotme mes Vllaznisë dhe Kukësit dhuroi një moment shumë të veçantë. Kur rezultati ishte 1-0 për shkodranët, në fushën e lojës për verilindorët u aktivizua Tabaku i cili vrapoi menjëherë drejt Shqiprim Taipit.

taipi

Ai i dorëzoi mesfushorit një copë letër ku trajneri Longo kishte dhënë disa udhëzime për të dhe për pjesën tjetër të lojtarëve, me orientime taktike për pozicionimin në fushë e rolet që do të kishin në minutat e fundit të sfidës.

Më pas, mesfushori e grisi atë copë letre duke hedhur pjesët e saj në fushë, duke u siguruar që të bëhej e palexueshme për kundërshtarët. Sapo flaku copat e letrës, Taipi ekzekutoi një goditje dënimi, nga e cila erdhi goli i barazimit të përkohshëm të Lulajt.

Arena e Lajmit

 


VIDEO/ Gol me “letër në dorë”, momenti i çuditshëm te Kukësi para barazimit ndaj Vllazninë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook