“Shoqëria s’mund të qëndrojë indiferente”, Berisha dënon sërish rrëzimin e rezolutës: Serbia nuk mund të fusë këmbën në Europë pa njohur gjenocidin

D102630b 09c2 4cfc 8a50 63b521ada322

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me demokratët në Durrës.

Berisha theksoi se shoqëria shqiptare është përballur gjithmonë me terror dhe se qytetarët janë dënuar me burg për mospagesë të dritave, ndërsa vendit i bëhej një grabitje me e madhe me inceneratorët.

“Ne si shoqëri vazhdojmë të tolerojmë vazhdojmë të mos reagojmë, të mos përgjigjemi. Kujtojmë problemin e inceneratorëve dhe është e qartë se kreu i qeverisë ka firmosur për të vjedhur dhe i ka quajtur negociata të mbyllura. Firma vazhdon deri tek Lefter Koka e me radhë, por ku është reagimi ynë, flas për reagimin e shoqërisë dhe askush nuk është më përgjegjës se demokratët”, u shpreh Berisha.

Berisha gjithashtu ka rikthyer vëmendjen tek rrëzimi i rezolutës për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë.

“Ç’po ndodh me shqiptarët, hiç thonë sepse ka frikë të flasë. Sepse me arrestime masive për fatura, drita, ujë u ka kallur njerëzve frikën. A ka dënim më të madh për një vend nëse banorët e tij thonë nuk bëhet ndërkohë që është një vend me pasuri përrallore pra ka një goditje në shoqërinë tonë dhe misioni i PD është për të zgjuar këtë shoqëri. Ky vend do të dalë zotës dhe jo indiferent. A mund të imagjinoni ju që ne një komb të votojmë kundër dënimit të gjenocidit serb në Srebrenicë. Ju them që për secilin prej nesh , edhe ne që votuam është njollë turpi kombëtar sepse një komb i qytetëruar nuk mund ta bëjë kurrë këtë. Serbia është një vend i rëndësishëm në rajon, por siç e keni konstatuar lëkundet mes Rusisë, Kinës dhe Perëndimit, pra kjo lëkundje është për një faktor madhor të lidhur direkt me presidentin e tyre, por Serbia nuk mund të fusë këmbën në Europë pa njohur gjenocidin.

“Shoqëria s’mund të qëndrojë indiferente”, Berisha dënon sërish rrëzimin e rezolutës: Serbia nuk mund të fusë këmbën në Europë pa njohur gjenocidin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook