Katër familjarët e deputetes së PS-së në Prokurori, Vokshi-Felajt: Duhej të kishit dhënë dorëheqjen

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi nga Foltorja e Kuvendit i kërkoi deputetes së PS-së, Ermonela Felaj të jepte dorëheqjen nga posti pas emërimit të katër familjarëve të saj në sistemin gjyqësor.

Më tej tha se është shkelur rendi i ditës në Parlament pa pasur asnjë rast urgjent.

Pjesë nga diskutimi mes Vokshit dhe Felajt:

Vokshi: Në ditët e fundit të qershorit është shpërndarë kalendari. Në faqen zyrtare të Parlamentit gjendjet ky kalendar që nuk ka lidhje me rendin e ditës por me urdhrin e Lindita Nikollës. Rendi mund të shkelet për çështje, urgjente dhe ne nuk kemi asnjë urgjencë. Nëse është urgjente se e mbyllët me urdhër të Ramës, jo nuk përbën çështje për të shkelur rregulloren. Rendi i ditës së sotme ka disa shkelje.

Ju zonja Felaj duhej të kishit dhënë dorëheqjen pas skandalit të emërimit të…

Felaj: Zonja Vokshi ju mbaroi minutazhi.

Vokshi: Më lini të flas, ashtu siç latë dhe Ballën 3 minuta shtesë.

 

Arena e Lajmit


Katër familjarët e deputetes së PS-së në Prokurori, Vokshi-Felajt: Duhej të kishit dhënë dorëheqjen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook